Premier League në kaos total.
Pas raundit të tretë të tamponëve, të cilëve iu nënshtruan 1008 persona, në fakt janë katër prej tyre që dolën pozitivë në koronavirus, ndërsa lajmi u bë i ditur nga BBC dhe më pas u konfirmua nga FA, përcjell Korneri.net
Emrat e personave nuk janë bërë të ditura, por dihet vetëm se ata i përkasin tre klubeve të ndryshme. Numri i përgjithshëm i personave ose punonjësve të skuadrave të Premier League, pas 2572 provave të kryera, rritet në 12. /Korneri.net