Një tjetër lajm i mirë për futbollin evropian.

Pas shumë kampionateve në Kontinentin e vjetër të cilat janë gati të rikthehen pas pauzës së gjatë shkaku i pandemisë së koronavirusit,edhe kampionati turk ka bërë zyrtare rifillimin e garave, përcjell Korneri.net

Federata Turke e Futbollit (TFF),  ka bërë të ditur se me 12 qershor të vazhdoj kampionati kurse edhe aty do të aplikohet rregulli i ri me pesë zëvendësime.  Është interesant të shtohet se shtatë klube turke refuzuan vazhdimin e garave për çështje interesi, pra që të mos largohen nga elita apo të qëndrojnë aty ku janë në mënyrë që të luajnë në Evropë, por arsyetimi i fortë i Federatës ishte se UEFA ka kërkuar që kampionati të përcaktohet në fushën e lojës.

Kampionati rinisë me ndeshjet e xhiros së 27-të, Goztepe-Trabzonspor dhe Fenerbahce-Kayserispor, kurse me 16 qershor do të luhet edhe ndeshja e kthimit të Kupës së Turqisë, Trabzonspor-Fenerbahce, kurse  Alanyaspor-Antalyaspor me 18 qershor. /Korneri.net

Artikulli paraprakPrishtina e plotë ndaj Drenicës, Dallku nuk ka problem për formacionin
Artikulli tjetërOrari i ndeshjeve të xhiros së 23-të, në Superligë