Mungon vetëm zyrtarizimi, por braziliani Hernanes kosiderohet futbollist i skuadrës kineze Hebei Fortune. Klubi kinez ka arritur marrëveshje me Juventusit që do t’ia paguaj dëmshpërblimin prej 10 milionë eurosh (8+2 milionë bonuse) për mesfushorin 32-vjeçar i cili do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare dhe pagë vjetore prej 9 milionë euro.

Vizitat mjekësore janë paraparë të mërkurën në Marbella, atje ku gjendet aktualisht skuadra e drejtuar nga Manuel Pellegrini.

 

 

 

Artikulli paraprakRizzoli ftohet për Botërorin 2018, ai e refuzoi punën atje!
Artikulli tjetërTop klubet angleze pas anëtarit të Real Madridit