Nuk shënon shpesh, por kur shënon gjithmonë golat e tij janë të bukur dhe atraktiv. Kundërshtari i Arsenalit në Ligën e Kampionëve ishte skuadra e vogël bullgare Ludogorets, por golin që e shënoi reprezentuesi gjerman Mesut Ozil, nuk ishte i lehtë.
Ai pasi kaloi portierin kundërshtar, mashtroi edhe dy mbrojtësin e vendasve për të realizuar gol fenomenal, i cili ka bërë xhiron e botës.