Philippe Coutinho nuk u transferua në këtë afat kalimtar veror te Barcelona.

Gjiganti spanjoll dhe evropian ka qenë, është dhe do të mbetet ëndrra e brazilianit Coutinho, i cili edhe haptazi ka shprehuyrt dëshirë që të luaj te Barcelona, mirëpo klubi i tij Liverpool nuk e lëshoi, shkruan Korneri.net.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që pas një viti ky transferim të realizohet, pasi janë edhe familjarët e lojtarit ata që pritën të realizohet ky operacion dhe tash pasi kjo nuk ndodhi ndihen të hidhëruar.

Sport.es e përditshmja më e afërt e klubit katalunas ka shkruar se një i afërm i Coutinhos ka qenë shumë i nëvozuar që klubi anglez nuk e lejoi transferimin në Camp Nou.
“Jemi shumë të frustruar dhe të zhgënjyer që Liverpool nuk e shiti. Nuk kemi fjalë si të përshkruajmë hidhërimin tonë”, është thënë mes tjerash.
Coutinho do të etë pjesë e rëndësishme e klubit Liverpool gjatë këtij edicioni, por edhe lotët e derdhur për ëndrrën e parealizuar, nuk dihet ende si do të ndikojnë tek tifozët “reds”. /Korneri.net

Artikulli paraprakNjë shekull më pas! Gëzim i papërshkruar i shtetit të vogël Luksemburgut
Artikulli tjetërHazard i “ngacmon” tifozët e Chelsea