Nuk do të ketë basketboll as në elitën evropiane.

Edhe edicioni  2019/20  në Euroleague u mbyll para kohe apo më saktë nuk përfundon, kjo për shkak se krerët e ligës e pezulluan edicionin pas bisedës që patën me aksionarët e 11 klubeve të licencuara: Real Madrid, Barcelona, Fenerbahçe, CSKA Moska, Efes, Zalgiris Kaunas, Baskonia, Panathinaikos, Olympiacos, Maccabi dhe Armani Milano , përcjell Korneri.net

Presidenti i Euroligës, Jordi Bertomeu, ka propozuar anulimin dhe klubet janë pajtuar pa pasur nevojë të votohet, sepse e panë në nevojshme që kjo të ndodh në mënyrë që të mos rrezikohet shëndeti i basketbollistëve, e aq më tepër që loja e basketbollit ka shumë prekje të lojtarëve mes vete.

Njëjtë do të ndodh edhe me stinorin në Eurocup. Dy nivelet më të larta të basketbollit në Evropë janë pezulluar shkaku i koronavirusit. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here