Pasi ditën e djeshme u njoftuan vendimet e Milot Rashicës, Alban Mehës e Herolind Shalës për të përfaqësuar Kosovën në eliminatoret e botërorit Rusi 2018, sot mësohet se dy emrat e rinj me të cilët po negociohet për të bërë të njëjtën zgjedhje janë Shani Tarashaj dhe Adnan Januzaj.

I pari numëron 5 ndeshje me kombëtaren e Zvicrës ndërsa për të dytin janë 6 paraqitjet me përfaqësuesen e Belgjikës, përcjell ‘Albeu.com’.

Megjithatë interesi më i madh i publikut në Shqipëri ka të bëjë me lojtarët që më parë kanë luajtur me kombëtaren shqiptare e që mund të marrin vendimin për të luajtur me Kosovën duke nisur nga shtatori.

Artikulli paraprakKosovës mund ti bashkohet edhe një talent i Shqipërisë
Artikulli tjetërTirana godet fuqishëm: Një reprezentues i Nigerisë dhe dy të Kongos në kryeqytet