Vazhdon interesimi i klubeve turke për talentët (futbollistët) nga Kosova.

Së fundmi dy të rinj nga vendi ynë kanë udhëtuar drejt Stambollit në prova te gjiganti turk Galatasaray, ku për disa ditë do të jenë në senaca stërvitore me grupmoshat e reja të skuadrës së famshme turke, shkruan ekskluzivisht Korneri.net

Fjala është për portierin 16-vjeçar Mustaf Abdullahu dhe sulmuesi 17-vjeçar Ledion Spahiu të klubit Fc Illyria United, të cilët për dy javë do të provohen te Galata, e më pas do të merret vendimi se çfarë do të bëhet për të ardhmen e tyre.

Faktikisht ata veç e kanë kaluar javën e parë atje, dhe pritet që në javën që po vjen, t’i kalojnë apo jo me sukses të gjitha provat në mënyrë që shumë shpejt të jenë pjesë e klubit të njohur turk dhe evropian.

Realizimin e këtyre provave e ka bërë trajneri i futbollit dhe menaxheri, Dardan Kosumi.

Ai i tha redaksisë tonë se në rast të paraqitjes pozitive të të dy lojtarëve kosovar, atyre do t’oi ofrohen kontrata me mundësi transferimi. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here