Vazhdon forma e shkqlyer e Shkelzen Gashit në futbollin amerikan “Major League Soccer”. Lojtari i Kombëtarës së Shqipërisë duket se po kalon momentet më të mira të tij në karrierë e sidomos kur i duhet më së shumti “Kuz e Zinjëve” për eliminatoret e botërorit 2018.

Në ndeshjen dramatike të Colorado Rapids me Vancouver, përfunoi me barazim 3-3, kurse  sulmuesi shqiptar arriti të shënojë dy herë, për të arritur në kuotën e 7  të golave të shënuara  në 21 ndeshje të zhvilluara në këtë stinor.

Shkëlzen Gashi e shënoi golin e tij të parë në këtë përballje me skuadrën kanadeze në minutën e 57, duke qenë i saktë nga 11-metra për t’i dhënë epërsinë në 2-1 skuadrës së Colorados.

Ndërsa golin tjetër, Gashi e shënoi në minutën e 75-të, për t’i dhënë avantazhin e përkoshëm 3-2 skuadrës së tij, e cila renditet në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit të “Major League Soccer”, me 48 pikë, ndërkohë që në krye ndodhet skuadra e Dallasit, që e ka siguruar tashmë kualifikimin për në “play-off”.

Artikulli paraprakKlopp pas Ancelottit!
Artikulli tjetërSuper ndeshje, super Torino, Roma gjunjëzohet