Edhe Drenica pas Besës së Pejës ka kaluar në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës, poashtu pas trumfit minimal 1:0 përballë Ferizajt.
Loja në përgjithësi nuk ishte e kënqashme pasi rastet munguan, ishin sporadike edhe pse dëshira e skuadrave për të depërtuar tutje ishte e madhe.
Në Skenderaj vendosi një penallti e dhënë në kinutën e parë të kohës shtesë në pjesën e parë nga e cila Taulant Dajaku shënoi golin e kualifkimit.
Mysafirët të cilët e humbën ndeshjen e parë zyrtare në pranverë, nuk ia dolën që së paku të barazonin sepse nuk është se kërkuan shumë, andaj Drenica kalon në gjysmëfinale.

Artikulli paraprakBesa eliminon Prishtinën dhe kalon në gjysmëfinale
Artikulli tjetërSpektakli në Podujevë i takoi Llapit