Edhe pse luftoi deri në fund ndaj skuadrës malazeze KK Teodo, skuadra kosovare Bashkimi, është eliminuar nga Balkan League, pasi pësoi disfatë në ndeshjen vendimtare në palestrën e sporteve “Sezai Surroi”, në Prizren.

Ndeshja ishte e fortë nga fillimi i saj, derisa musafirët ishin për një niancë më të mirë se prizrenasit. Teodo në pushim shkoi me + 13 pikë dallim 34:46.

Bashkimi i ndezi motorrët në pjesën e dytë, ku ishte skuadër dukshëm më e mirë, por përkundër shkrirjës së epërsisë, deri në – 3 pikë dallim nuk arriti të përmbysë rezultatin, që në fund ishte 76:79, për udhëtuesit.

Malazezi Nikola Korac ishte më efikasi te Bashkimi me 27 pikë, teksa amerikani Locke regjistroi 1 më pak.

Në anën tjetër më meritorët në fitorën e Teodos, ishin Djurisic me 19 pike e qendra Marojevic me 10 sosh.

Artikulli paraprakPrishtina përshëndetet me humbje nga Balkan League
Artikulli tjetërGjigandi italian A.C Milan vizitoi Feronikelin