Barcelona ruajti hapin e Atleticos së Madridit dhe Realit, pasi mposhti me rezultatin e thellë 5-2 Getafen në Camp Nou.

Një fitore me shumë peshë kjo për Barcelonën që e ngushtoi në 5 pikë diferencën me Atleticon, ndërkohë që kjo diferencë mund të shkojë në 2 pikë nëse Barça fiton edhe ndeshjen e prapambetur. Ndaj Getafes më i miri në fushë për Barcelonën ishte kapiteni Lionel Messi i cili shkëlqeu me 2 gola dhe 1 asist.

Autogoli i Chayka dhe golat e realizuar në fund nga Araujo dhe Griezmann vulosën fitoren e Barcelonës. Për Getafen golat mbajnë firmat e Lenglet që shënoi në portën e tij, dhe Enes Unal që rihapi sfidën me një penallti në minutën e 69-të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here