Edhe Atletco Madrid sikurse rivali i qytetit Reali, ka shënuar gjashtë herë në kuadër të Coppa del Rey. Madrilienët fituan në udhëtim te Guijuelo 0:6, dhe atë me minimumin e forcës.

Edhe Atletico nuk luajti me skuadrën më të mirë të mundshme pasi Diego Simeone u dha mundësi edhe lojtarëve të rinjë të dëshmohen.

Saul Niguez shënoi i pari nga penalltia për të vazhduar kroati Sime Vrsaljko me golin e tij të parë në fanellën e Atleticos. Yannick Ferreira-Carrasco i shënoi dy golat e radhës, ndërsa pas tij realizuan edhe Angel Correa dhe Roberto Nunez.

 

Artikulli paraprakParis SG nuk e lëshon këmbësh liderin Nice
Artikulli tjetërHercules barazoi me Barcelonën