Gjithnjë e më shumë po shtohen skuadrat e interesuara për brazilianin e talentuar Gabriel Barbosa, i cili aktualisht është i zënë në Olimpiadë apo më saktë është i koncetruar për finale kundër Gjermanisë. Pas Inter dhe Juventus, listës së skuadrave të interesuara për të iu shtua edhe Manchester United e Leicester, ndërsa krejt në fund edhe nënkampioni evropian Atletico Madrid. Simeone ka nevojë për një sulmues të tillë që mund të mbulojë tëgjitha pozicionet e repartit të avancuar dhe Gabigol do të ishtë goditja perfekte për “los colchoneros”.