Sapo ka nisur eksodi i lojtarëve kosovarë nga kombëtarja kuqezi. Herolind Shala, Milot Rashica dhe Alban Meha janë tre lojtarët e parë që kanë deklaruar se nuk do të jenë më me kuqezinjtë, por që tashmë kanë preferuar të veshin fanellën e Kosovës. Në afatin tre ditor të përcaktuar nga FIFA për kalimin e lojtarëve kosovarë, ky është vetëm fillimi.

Sot dhe nesër pritet që të mësohen të tjerë emra, të cilët edhe mund të na befasojnë, duke qenë se në kontingjentin e drejtuar nga italiani De Biasi ka të pakënaqur dhe që është shprehur qartë gjatë Europianit. Kështu, deri mbrëmjen e nesërme na duhet që të presim me ankth se kush do të lërë Shqipërinë për të përfaqësuar kombëtaren më të re të njohur nga UEFA dhe FIFA.

Artikulli paraprakNisin lëndimet te Arsenali
Artikulli tjetërXhaka te Kosova? Ja përgjigjja e Taulantit