5 maj 2002 do të mbahet në mend përgjithmonë në itali, datë kjë që mërzitë shumë tifozët e Interit, ndërsa gëzon ata të Juventusit. Pikërisht sot 15 vite më parë Fenomeni Ronaldo dhe Interi pësuan disfatë nga Lazio në xhiron e fundit në Olimpico 4-2, kurse Juventus fitoi në Friuli ndaj Udineses dhe në këtë mënyrë e fitoi titullin e kampionit, shkruan Korneri.net.

Ai që më së shumti ishte gëzuar këtij fakti ka qenë Antonio Conte, atëbotë njëri prej liderëve të skuadrës, ai që vraponte më së shumti në fushë dhe jepte shpirtin në çdo ndeshje. 15 më vonë pikërisht me këtë datë, Inter dëshiron ta sjell në Meazza si trajner, dikë që ishte çmendur për dështimin e neroaxurëve në kryeqytetin italian. Conte e ka “çekun” e bardhë nëse vendos të jetë pjesë e Interit dhe një buxhet shumë të madh për përforcime.

Mediat britanike tërë kohën e marrin si spkulim këtë dëshirë të Interit, kurse në Itali kanë një dozë optimizmi se mund ta shohin Conten sërish në Serie A, por këtë hetë aty ku juventinët nuk do të ishin aspak dakord. /Korneri.net

Artikulli paraprakMourinho: Një ditë mund të kthehem te Interi
Artikulli tjetërRevolucioni kinez, zbulohet lista e transfertave të Milanit