Sulmuesi belg, Eden Hazard, tha se Chelsea rivalët kryesor ka Arsenalin dhe Manchester United, duke mos përmendur fare Liverpoolin dhe Manchester Cityn.

“Mendoj se Arsenal dhe Manchester United janë rivalët kryesorë të Chelseat”, tha Hazard për Sky Sports.

“Unitedi luajti dobët në pjesën e parë të sezonit, por në ndeshjet e fundit kanë luajtur mirë. Ata kanë lojtarë të mirë, menaxher të mirë dhe në fund do të jenë në vendin e dytë ose tretë”.

Kujtojmë se Unitedi gjendet në vendin e gjashtë me 41 pikë, 6 më pak se sa Tottenham dhe Arsenal në pozitat dy dhe tre, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Artikulli paraprakItali-Shqipëri, çdo tifoz shqiptar duhet ta lexoj këtë lajm
Artikulli tjetërMan City deklasoi sërish londinenët e West Ham