Ish-kapiteni i Barcelonës, Xavi Hernandez ka befasuar të gjithë pasi ka thënë se Paolo Dybala është objektivi i katalanasve.

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marca”, Xavi theksoi se sulmuesi argjentinas do të përshtatet shumë mirë me stilin e lojës te Barcelona, shkruan “Goal.com”.

“Dybala është objektivi ideal për Barcelonën, ai do të përshtatet në mënyrën më të mirë edhe me lojtarët e tjerë atje. Ai ka shumë talent dhe është në gjendje për të luajtur me një ekip të  madh. Ai ka një fizik për të përballuar nivele të larta. E them me bindje që është i gatshëm të luajë për Barcelonën”, u shpreh ai.

Sot “Zonja e Vjetër” pret Barcelonën në “Juventus Stadium” për ta zhvilluar ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve. / SYRI.net /

Image

Artikulli paraprakMilan dhe mallkimi i numrit 9
Artikulli tjetërIsh – anëtari i Milanit në “radarët” e gjigantit turk