MILAN, ITALY - SEPTEMBER 09: New coach of AC Milan juvenile Filippo Inzaghi gestures during the juvenile match between AC Milan and Bologna FC on September 9, 2012 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Që nga periudha kur Gianni De Biassi, zyrtarisht njoftoi largimin nga Kombëtarja shqiptare, emra të shumtë po qarkullojnë për zëvendësimin e tij dhe sidomos vijnë nga mediet italiane që e shohin një tjetër strateg italian të marrë udhëheqjen e “Kuqezinjëve”.
Pas emrave të shumtë sikurse ato të Camoleze apo të Walter Zenga, tani po qarkullon tjetër emër i madh dhe mjaft interesant që mund ti bashkohet Shqipërisë. Sipas ekspertit të merkatos,

Gianluca Di Marzio, në fletorën e drejtuesve të Federatës e futbollit e Shqipërisë, ndodhet emri i ikonës së Milanit, Filippo Inzaghi, i cili sapo ka përfunduar një aventurë të suksesshme duke e ngritur Venezian në Serie B.

Gjithsesi ende asgjë nuk ka zyrtare dhe pritet shumë shpejtë që FSHF-ja, të vendosë selektorin e ri i cili do të mundohet të paktën të vazhdojë rrugën e suksesshme të cilën e la De Biasi. Kujtojmë se nën drejtimin e tij Shqipëria, arriti sukses historik duke u plasuar në finalet e evropianit “Euro 2016”.

Artikulli paraprakJeta e dhimbshme e Asensios, sot do të ishte te Barcelona
Artikulli tjetërLazio i propozon shkëmbim interesant lojtarësh Napolit, por merr këtë përgjigjje