Në emisionin “Koha Shtesë” të Supersport Kosovës, trajneri i Trepçës 89′, Veton Çitaku, ka folur për rrjedhën e stinorit vjeshtor të Vala Superligës, ku nder të tjerave ai ka dhën edhe një informacion interesant që lidhet me shpërblimet nëse në fund mitrovicasit shpallën kampion të Kosovës.

Sipas Çitakut, klubi korçar i Skënderbeut, përkatësisht presidenti Takaj u ka premtuar zyrtarëve të Trepçës 89′ autobusin e kampionëve të Supriores si shpërblim për suksesin.

Kujtojmë që Trepça 89′ dhe Skënderbeu kanë marrëdhënje të shkëlqyera.

Artikulli paraprakFiorentina e fitoi dramën në “Artemio Franchi”
Artikulli tjetërA e dini se Bournemouth ka shkruajtur historinë ndaj Liverpool