Një ditë pasi Manchester City mundi Borussia Dortmundin 2-1 në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League, tifozët e klubit anglez  morën një tjetër lajm të mirë.

Kevin De Bruyne e ka zgjatur kontratën e tij për dy vjet të tjerë dhe do të qëndrojë në Etihad deri në vitin 2025. Klubi do të rrisë pagën e tij pak, kështu që tani e tutje ai do të fitojë 18.5 milionë euro në sezon, që është rreth një milion e gjysmë më shumë se më parë, përcjell Korneri.net

“Që kur kam ardhur në City, jam ndjerë si në shtëpi këtu. Unë i dua tifozët, familja ime kënaqet me Mançesterin dhe unë kam përparuar këtu si lojtar. Unë nuk kam menduar për këtë vendim për shumë kohë. Unë jam i sigurt se më e mira do të vijë, dhe shkëlqyeshëm unë punoj me Pep. Ai dhe unë mendojmë për futbollin në të njëjtën mënyrë “, tha belgu.

Me kontratën e re, De Bruyne bëhet lojtari i tretë më i paguar në Premier League pas David De Gee dhe Pierre-Emerick Aubameyang. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here