Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës së Aubameyang te Arsenali, vjen edhe një lajm i madh për tifozët e këtij klubi.
Mesfushori ofanziv Mesut Ozil, e ka vazhduar edhe zyrtarisht kontratën me klubin e tij Arsenal, edhe pse ishte më afër se kurrë të largohej nga Emirates, pas mosmarrëveshjeve rreth pagës, përcjell Korneri.net.
Repreznetuesi gjerman e vazhdoi kontratën deri në vitin 2021, dhe tash do të përfitoj nga 300.000 funte në javë. Por, ka zëra se përkundër kontratës së re, në rast se ka interesim të madh për të, Arsenali mund ta lirojë, por me shuma më të mëdha deri në 60 milionë euro. /Korneri.net