Atdhe Nuhiu nuk largohet nga Sheffield Wednesday, por përkundrazi.

Reprezentuesi i Kosovës pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në muajt e fundit, golave të shënuar, asistimeve dhe kontributit që ka dhënë, nuk ka mundur as të imagjononte largimin nga Sheffield Wednesday, kështu që ka vendosur ta vazhdoj kontratën e tij, përcjell Korneri.net

Nëntë gola në tetë ndeshjet e fundit përfshirë hat-trick në ndeshjen e fundit sezonale, ndaj Norwich City, ishin të mjaftueshme që edhe zyrtarët e klubit t’ia besojnë atij pozicionin e titullarit edhe për vitin tjetër.
Fakti qe Atdheu ka siguruar qendrimin e tij ne Championship edhe per dy vite te tjera duke e vazhduar kontratën është lajm i mirë edhe për Kosovën. Sulmuesi i gjate 196 cm, ka shënuar një gol edhe për Kosovën në ndeshje ndaj Islandës. /Korneri.net

Artikulli paraprakLoja më e mërzitshme e vitit
Artikulli tjetërAkhisar Belediyespor fitues i Kupës së Turqisë, Fenerbahce vajton