Lojtari i Manchester Cityt, Nolito, ia ka kthyer shpinën nënës së tij, Rocio Agudo Duran pas një zënke që kanë pasur në vitin e kaluar. Nëna e tij ka thënë se djali i saj, i cili fiton 112 mijë euro në javë, e ka lënë të jetojë rrugëve dhe nuk ia paguan as qiranë.
Futbollisti 29-vjeçar thuhet se i ka thënë nënës së tij që të lypë lëmoshë për të mbijetuar, shkruan “The Mirror”. Rocio ka thënë se, po përpiqet ta rindërtojë jetën e saj me fëmijët binjakë gjashtëvjeçarë, Candela dhe Jesus, pasi me vite të tëra kishte qenë e varur nga heroina, kishte qëndruar në rrugë dhe ishte marrë me prostitucion.
“Nëse dëshiron të lypësh jashtë ndonjë supermarketi, bëje. Dhe nëse dëshiron të vjedhësh, vidh”, kanë qenë këto fjalët që i ka thënë djali i saj.
Nolito, emri i vertët i të cilit është Manuel Agudo Duran, është rritur nga gjyshërit e tij. Ai ia kishte paguar qiranë nënës së tij për një kohë, por nuk po e bën më këtë gjë.
Rocio po jeton në një objekt të braktisur në Sanlucar de Barrameda, në Jug të Spanjës.
“Jam e sigurt se asnjë nënë e ndonjë futbollisti të Premier League nuk jeton si unë. Hyra në shtëpinë ku jam tani në tetorin e kaluar, pasi Nolito ndaloi të ma paguante qiranë. Por jam e tmerruar se mund të më nxjerrin në rrugë në çdo kohë, me dy fëmijë të vegjël, ndërsa nuk kam ku të shkoj”,- ka thënë ajo.