Legjenda Hakan Shukur po kalon momente të vështira në jetën e tij, pasi është shpallur në kërkim nga shteti turk, i cili e fajëson për lidhje me Fetullah Gulen, kundërshtari i Rexhep Taip Erdogan. Legjenda e futbollit turk dhe skuadrës Galatasaray, Hakan Sukur, nga sot nuk është më pjesë as si anëtar i thjesht i kësaj skuadre.
Përveçse ndodhet në telashe të mëdhaja, Shukur tashmë nuk përkrahet as nga skuadra që i dedikoi karrierën e tij. Drejtuesit e kësaj skuadre kanë vendosur që atij dhe katër futbollistëve të tjerë t’iu marrin kartelën e anëtarësisë.