Sulmuesi ferizajas Shkëmbim Salihu, stnorin e kaluar ishte pjesë e Besës së Pejës, por fatkeqësisht nuk mundi të luajë shumë, pasi regjistroi vetëm 3 paraqitje me skuadrën pejane për shkak të problemeve shëndetësore nuk arriti ti ndihmojë skuadrës të luftojë pë mbijetesë, shkruan Korneri.net.

Salihu falë zotit tani është mirë me shëndet dhe po punon individualisht të rikthejë formën fizike për edicionin e ri. Aktualisht është lojtar i lirë dhe ka dy oferta nga Superliga, të cilat është duke i shqyrtyar para se të marr vendimin final. Por, sulmuesi me përvojë ka një mesazh falenderues për drejtuesit e Besës, të cilët ishin jashtëzakonisht koorekt me të.

“Efalenderoj klubin e Besës së Pejës, të cilët ishin korrekt ndaj meje, duke më paguar të gjitha pagesat me rregull edhe pse nuk kisha mundësi ti ndihmojë gjatë ndeshjeve kampionale. Falenderoj klubin, bashkëlojtarët për mikëpritje. Më vjen keq që një klub si Besa e Pejës, nuk ësht1ë pjesë e Superligës sezonin e ardhshëm. I dëshirojë suksese dhe rikthim sa më të shpejtë në elitën e futbollit kosovar”, tha në fund Salihu.

Artikulli paraprakLajm i mirë për “Forcën”: Ky është premtimi i Amir Prishtinës për edicionin e ri
Artikulli tjetërEkskluzive: Prishtina e gatshme ta rikthejë këtë super trajner