Legjenda e futbollit botëror, Javier Zanetti ka bërë të ditur se Manchester United dhe disa klube tjera të mëdha i kishin kërkuar shërbimet e tij gjatë kohës kur ishte në formën më të mirë, mirëpo dashuria për Interin nuk e kishte lejuar që të ndërronte klub.

43-vjeçari ka luajtur zikaltrit nga viti 1995 deri në vitin 2014, ndërsa aktualisht është duke bërë punën e zëvendëspresidentit të klubit.

Ka pasur disa spekulime që Manchester Unitedi priste të nënshkruaja me ta. Unë jam takuar një herë me Alex Fergusonin në aeroport kur isha në Angli me gruan time. Folëm pak për futbollin, por gjithmonë i qëndroja besnik idesë për të mbetur te Interi, madje edhe në vitet e komplikuara dhe do të kishte qenë shumë vështirë për mua që të largohesha në çfarëdo rrethanash. Nuk ishte vetëm Manchester Unitedi, kishte edhe klube tjera të mëdha, por dashuria ime për Interin gjithmonë dominonte”, ka deklaruar argjentinasi për revistën “FourFourTwo”./Korneri.net.

Artikulli paraprakLajmi i fundit: Milan ka arritur marrëveshje edhe me këtë mesfushor fantastik…..
Artikulli tjetërPërfaqësuesja e Francës: Kamerat kapën njërin lojtar që nuk ia uroj Varanes titullin me Realin