Kapiteni i Trepçës ka shfrytëzuar rrjetin social facebook, për ti falenderuar të gjithë për përkrahjen në ndeshjen e barahhit ndaj Dardanës, ku skuadra siguroi qëndrimin në Ligën e Parë edhe për vitin tjetër.
Mesazhi i tij skiurse para takimit ishte i fuqishëm i drejt dhe më se real. Ai falenderon çdo tifozë, çdo qytetar të Mitrovicës për përkrahje teksa pohon se nuk do të ketë vend për festë pasi puna e pret ekipin për të arritur te sukseset.
“Ishte ditë e vështirë dhe me mjaft stres ajo e djeshmja, por dua të shfrytëzoj rastin të falënderoj çdo njeri që ka ardhur deri atje e na ka përkrahur deri te ata që personalisht më kanë dërguar mesazhe para lojës, gjë që ka qenë motivim i jashtëzakonshëm për mua e shpresoj shumë që nuk ju kemi zhgënjyer e në veqanti tifozërinë më të mirë në trojet shqiptare(e dëshmuar) dhe gjithashtu dua t’i kërkoj falje çdo qytetari të Mitrovicës në emrin tim personal dhe të lojtarve për këtë gjendje e që deshti Zoti i plotfuqishëm të kalohet dhe të evitohet më e keqja ngase ky emër nuk e meriton këtë situatë. Me shpresën se këtë klub e presin ditë të mira e të kthehet atu ku i takon, ti kthehemi punës, sepse nuk ka vend për festë e as humbje kohe”, ka shkruar Neziri.
Trepça e mposhti Dardanën pas gjuajtjeve të prnalltive.