Ish-presidenti i Real Madrid-it, Ramon Calderon thotë se nuk do të jetë aspak problem për “Merengues” të ofrojnë më shumë se 100 milionë euro për Eden Hazard. Ndaj lojtarit të Chelsea-t është i fortë interesimi i kampionëve në fuqi të Champions League-s, por belgu duket se për momentin është i lumtur në Londër.

I pyetur nga “TalkSport”, shkruan “T.S”, Ramod Calderon, ka dhënë mendimin e tij për një transferim të mundshëm të Hazard-it.“Gjithçka do të varet nga fakti nëse ai dëshiron të largohet apo jo. I takon Hazard-it të thotë nëse do të largohet për t’iu bashkuar Real Madrid-it, dhe ky do të jetë momenti për të nisur negociatat. Nuk diskutohet që Chelsea do të kërkojë një shifër të majme. Chelsea e njeh shumë mirë tregun e transferimeve dhe me lëvizjet e fundit marramendse me Bale e Pogba të shpenzosh më shumë 100 milionë euro është normale. Mendoj se kjo do të ishte shifra që do të kërkonte një klub si Chelsea. Dhe duke qenë se financat e Real Madrid-it janë të mira, kjo shifër nuk do të përbënte problem. Lojtarë fantastikë si Hazard-i kanë aftësinë të përshtaten në çdo klub, ata e gjejnë gjithmonë vendin që u takon. Nuk shikoj asnjë problem në këtë aspekt”, shpjegoi Calderon.

Artikulli paraprak‘Çartet” Ballist Morina: Ky është mesazhi konkret për De Biasi
Artikulli tjetërBilanci i përfitimeve, Ronaldo para të gjithëve