Antoine Griezmann ka shkuar në finalet e Ligës së Kampionëve dhe Kampionatit Evropian, por agjenti i tij, Eric Olhats, nuk ngurron të pranojë se Cristiano Ronaldo është favoriti për të fituar “Topin e Artë”.
Ylli portugez i Real Madrid-it, faktikisht, i ka fituar këto dy finale në duel të drejtpërdrejtë me 24-vjeçarin. Atletico Madrid sivjet ka tre lojtarë kandidatë në listën prej 30 vetësh për çmimin invidual të 13 dhjetorit, Diego Godin, Koke dhe Griezmann, me këtë të fundit “të përzgjedhurin” e bardhekuqve për të mposhtur hegjemonët Lionel Messi dhe Ronaldo.