Neymar braktisi Barcelonën gjatë kësaj vere për t’u transferuar te PSG, ndërkohë që emri më i mundshëm për ta zëvendësuar është Dembele. Skuadra gjermane mendohet se do ta larë që të largohet. Por a ka bërë zgjedhjen e duhur klubi blaugrana?
Numrat në fakt i japin të drejtë, teksa Dembele ka dhënë asist për shokët e tij në çdo 169 minuta në sezonin 2016/17, më mirë se Neymar, i cili ka dhënë në çdo 189 minuta.
Në statistikat e tjera, Neymar është dukshëm më mirë, teksa ka shënuar sa dyfishi i golave të tij, ka më shumë driblime ndërkohë që përqindja e krosimeve është më e lart për Dembele. /vipsport.al/