Për shkak të Covid-19, Celtic kishte shumë mungesa në ndeshjen e së hënës ndaj Hibernian dhe u desht të aktivizoheshin shumë lojtarë të rinj.

Armstrong Oko-Flex do ta kujtojë për shumë gjatë debutimin e tij për gjigantin skocez, Celtic. Lojtari 18-vjeçar bëri paraqitjen e tij të parë për skuadrën në barazimin 1-1 kundër Hibernianit. Por Oko-Flex duket se ishte shumë i emocionuar me debutimin e tij dhe kishte harruar t’i largonte nga veshi  kufjet “AirPod-sat”.

Lojtari po bëhej gati të futej në fushë, mirëpo më pas e kuptoi se kishte të vënë në veshin e tij AirPod-sat. Natyrisht që debutimi i tij pushtoi rrjetet sociale, me Oko-Flex që me siguri ishte duke dëgjuar ndonjë muzikë frymëzuese para debutimit. Irlandezi Oko-Flex u aktivizua në minutën e 61-të duke dhënë impaktin e tij në këtë sfidë. Mes mungesave të shumta të Celtic në këtë ndeshje ishte edhe ajo e sulmuesit me origjinë shqiptare që luan për Zvicrën Albian Ajeti!

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here