Malaga ka rënë zyrtarisht në Segunda Division që nga dita e enjte, pasi matematika tashmë e bën të pamundur që në javët e mbetur të La Liga të sigurojë pikët që i nevojiten për të qëndruar ne elitë. Situata ka shkaktuar jo pak pakënaqësi mes tifozëve, të cilët ëndërronin kthimin e një skuadre të madhe, duke llogaritur se pikërisht ky klub pak vite më parë kishte arritur deri në çerkefinalet e Ligës së Kampioneve.

Për këtë arsye, sot është improvizuar një konferencë për shtyp ku i pari kapiteni Recio, e më pas me radhë Rosales, Torres dhe të gjithë futbollistë e tjerë të ekipit, dolën para gazetarëve, duke i kërkuar falje tifozëve për këtë njollë në historinë e klubit.

“Sot nuk është një ditë për të gjetur justifikime. E gjithë skuadra është këtu për t’u thënë të gjithë tifozëve që e ndjejmë se kemi dështuar. Malaga është një ndjenjë, e di që i vogël”, ishin fjalët që lexoi kapiteni duke mbajtur lotët, ndërsa premtoi se ekipi do të “jepte jetën” për të arritur ngjitjen që në sezonin e ardhshëm.

Artikulli paraprakRonaldo tërbohet me Gjykatën në Spanjë, në mes është i zakonshmi Mesi
Artikulli tjetërMontella “kërcënon” Barcelonën: Historia e finaleve flet për ne, triumfi është i mundur