Manchester United dhe mediat angleze ende e vajtojnë talentin e madh portugez Renato Sanchez i cili verën e kaluar për 35 milionë euro nga Benfica te gjiganti bavarez Bayern Munchen, edhe pse klubi nga Old Trafford i pari u interesua për talentin 19-vjeçar.
Megjithatë, për t’i lënë gojëhapur edhe më shumë, u përkujdes vet lojtari në deklaratën e fundit të dhënë për mediat gjermane, shkruan Korneri.net.

Ai ka thënë se ka refuzuar me vetëdije të plotë një klub si Manchester United, vetëm për të qenë nën urdhërat e të madhit Carlo Ancelotti dhe të luajë përkrahë me yjet si Lewandowski, Muller, Robben, Ribery, Vidal, Alonso, Alcantara dhe të tjerë.
I pyetur se a i ka rënë pishman që ka vendos për skuadrën gjermane atje ku po luan pak, Sanchez ka thënë se jo, nuk pendohet asnjëherë, përcjell Korneri.net.

Në fakt, vendimi i tij ka qenë shumë i drejtë sepse me Bayern luan sigurtë dhe gjithmonë në Ligën e Kampionëve, kurse me Man.United jo.

Artikulli paraprakKolasinac bëhet me skuadër të re
Artikulli tjetërÇmimi i Madh i Bahreinit, Vettel kryeson provat e lira. Hamilton i pesti