Barcelona nuk do të takohet vetëm në kampionat me Sevillan.

Blaugranët dëshirojnë që të transferojnë mbrojtësin cilësor francez Clément Lenglet, i cili ka predispozita të jetë ndër qendëmbrojtësit më të mrië në Evropë, prandaj Barcelona po tenton ta bindë lojtarin që të largohet nga Sánchez Pizjuan për Camp Nou, përcjell Korneri.net

Nuk është se Lenglet nuk tërhiqet nga ideja e së luajturit në Barcelonë, por thuhet se lojtari ka treguar deri tani se ai është shumë i kujdesshëm kur menaxhon karrierën e tij sportive. Ai është i vetëdijshëm se në moshën e tij 23-vjeçare, prioritet është të luajë më shumë minuta në nivelin më të lartë të mundshëm, në mënyrë që të jetë pjesë e përfaqësueses së Francës në botërorin e Rusisë.

I THA JO JUVENTUSIT
Ishte më i ri në moshë dhe tregoj pjekurinë e duhur kur në edicionin 2015/16 e refuzoi kategorikisht Juventusin në kohën sa Lenglet ishte pjesë e skuadrës franceze Nancy. Ai ishte i bindur se në Torino, dhe me vetëm 20 vjet, ai do të dënohej në stol në një skuadër në të cilën luanin mbrojtës jashtëzakonisht cilësorë si Bonucci, Chiellini, Rugani dhe Barzagli.

Interesi i Barcelonës nuk është i ri. Që nga ardhja e tij në futbollin spanjoll ra në sy nga Barcelona që në vitin 2017 tentoi ta transferonte, mirëpo ishte tentim i pasuksesshëm, por tash gjërat janë ndryshuar. Lojtari është pjekur mjaftueshëm mirë për të luajtur te Barcelona si dhe klauzola e tij prej 30 milionë euro është e kapshme për katalunasit. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here