Zinedine Zidane ka qenë dhe vazhdon të jetë njohës i madh i lojës së futbollit. Njohuria e tij me topin e kishte bërë atë ndër futbollistët më të mirë në botë, ndërsa me shumë sukses po e kryen edhe zehen e trajnerit. Francezi po e drejton për mrekulli Real Madridin, edhe pse kishte shumë skeptik në këtë drejtim. Atë e përqeshnin shumë njohës futbolli si dhe mediat spanjolle në momentin e parë kur u emërua në krye të mbretërve, por shumë shpejt ai ua mbylli gojën të gjithëve.

Deri më tani Zidane ka zhvilluar 50 ndeshje me Realin  duke shënuar 37 fitore, 11 barazime dhe 2 humbje. Por, duhet theksuar se Reali nën drejtimin e tij nuk ka pësuar disfatë në 34 ndeshje rresht po ecën sigurtë drejt rekordeve apsolute, derisa është e vetmja pa humbje sivjet në La Liga duke e kryesuar bindshëm me 6 pikë më shumë se rivali Barcelona.

 

Artikulli paraprakKuiz: Kush është djaloshi në foto?
Artikulli tjetërOperohet me sukses Mërgim Pefqeli