Alvaro Dominguez, mbrojtësi i Borussia Monchengladbach, e ka paralajmëruar përfundimin e karrierës në moshën 27-vjeçare. Dominguez i cili te skuadra madriliene Atletico i kaloi pesë vite, shkon në pension për shkak të probleme të mëdha në shpinë.

“Askush nuk dëshiron ta përfundon karrietën në këtë moshë, por është çmim të cilin po e paguaj. Disa vite të fundit kam luajtur në gjendje shumë të keqe shëndetësore, më është detyruar të luajë dhe kjo më solli të dy intervenime kirurgjike dhe problem që i kam edhe sot” tha mbrojtësi nga Madridi.

Ai i luajti dy ndeshje për përfaqësuesen e Spanjës para katër viteve. Debutoi kundër Serbisë, ndërsa luajti edhe kundër Koresë së Jugut.

Artikulli paraprakPortieri i Besiktasit “qanë” nga sikleti i ndeshjes dhe disfata e thellë
Artikulli tjetër“Pogba nuk ka për ta fituar kurrë ‘Topin e Artë”