U rrit te Flamurtari, bëri emër aty dhe identifikohet familjarisht me klubin prishtinas nga Xhemail Ibishi. Është fjala për mesfushorin prishtinas Korab Hasani, që tashmë është pjesë e Vushtrrisë, dhe tani përkundër që zemra i është ndarë në dy pjesë mëton që me skuadrën e tij Flamurtarin, ta dërgojë në Ligën e Parë, shkruan Korneri.net.
Ndeshja e nesërme për Hasanin, do të jetë më e veçanta në karrierë, ndërkohë pohoi se në këto momente nuk do të kishte dëshirë të luan ndaj Flamurtarit. Ai ndeshjen e cilëson më interesante se Finalja e Kupës.
“Fati deshi të luajë kundër ish skuadrës time në të cilën u rrita. Tani unë mbrojë ngjyrat e Vushtrrisë, dhe pres një ndeshje shumë të vështirë lirisht mund të them do të jetë ndeshja e vitit si në Superligë ashtu më interesante se ndeshja finale e Kupës së Kosovës. E rrespektojmë shumë Flamurtarin, por ne jemi përgatitur dhe futemi në ndeshje vetëm për fitore.
Ndeshja më e vështirë në karrierë: “Është normale që do ta kem të vështirë sepse e gjithë fëmijërija ime dhe gjysma e karrierës ka kaluar në Flamurtar, është klub qe jemi rritur si familje, nuk kisha pasur deshirë të takohem kundër Flamurtarit e sidomos në ndeshje të tillë.Por, duhet te tregohemi profesionist unë tash mbrojë ngjyrat e Vushtrrisë dhe duhet te luftojmë”, shtoi ai.
A e feston Hasani golin nëse shënon ndaj Flamurtarit?: “Është normale që nëse më ipet rasti të shënojë gol, atëherë të mos festojë”, e mbylli intervistën e tij Hasani.