Gjykata e Lartë e Drejtësisë Sporteve të Brazilit ka gjobitur me 100.000 reais (30 mijë dollarë ) dhe i ka hequr pikët e ndeshjes dhe dy pikë të tjera klubeve të futbollit Chapecoense dhe Atletico Mineiro që nuk luajtën ndeshjen e fundit të serisë A të ligës braziliane Brasileirão.

Ky veprim ka provokuar një valë zemërimi mes tifozëve, pasi kjo vjen dy javë pas rrëzimit të avionit në Kolumbi, ku vdiqën 19 lojtarë të Chapecoense dhe 52 persona të tjerë.

Vendimi është marrë në përputhje me nenin 203 të Kodit brazilian të Drejtësisë Sporteve.

Megjithatë, masa nuk e ndryshon pozicionin e ekipeve në kampionat, pasi Atletico Mineiro ishte kualifikuar për fazën e parë e “Copa Libertadores” të Amerikës, dhe Chapecoense është kampion i Copa Sudamericana.

Artikulli paraprak“Skifterat” i’a bëjnë me dije kryesisë e klubit
Artikulli tjetërDe Laurentiis kërcnon kampionin e Evropës