Kylian Mbappe është talenti më i madh i futbollit botëror për momentin, të cilin po e kërkon gjysmë a klubeve më të rëndësishme në Europë. Në krye të listës qëndron Reali i Madridit, që në varësi tëvendimit të Kristiano Ronaldos për të qëndruar ose jo te Los Blancos, mund të bëjë një tjetër cmenduri në merkato.
Sulmuesi adoleshent i Monacos ka premisat e një futbollisti që do të bëjë epokë në futboll. Nuk është vetëm talenti por edhe numrat që sugjerojnë një të ardhme të jashtëzakonshme për talentin që është vetëm 18-vjec e gjysmë. Madje statistikat e tij janë edhe më të mira se ato të Cristiano Ronaldos në të njëjtën moshë.
Francezi debutoi zyrtarisht në futbollin profesionist kur ishte 16 vjec e 11 muaj, ndërsa me Roaldon kjo ka ndodhur kur ishte thuasje një vit më i madh, pra kur ishte 17 vjec e gjysmë.
Goli i parë zyrtar Mbappe e ka shënuar kundër Troyes në Ligën e Parë franceze në moshën 17-vjec e gjashtë muaj, ndërsa Criastiano e realizoi 17 vjec e tetë muaj ndaj Moirenses kur luante me Sportingun e Lisbonës.
Portugezi duhet të kalonte të 20-tat për të gjetur golin e tij të parë në Champions League, ndërsa Mbappe deri tani ka shënuar 6, të parin ndaj Manchester Cityt në Etihat 18 vjev e gjashtë muaj.
Francezi është nga ata talente të futbollit, që spikasin persëriten cdo 10 vjet. Është aktivizuar në 60 ndeshje zyrtare si profesionist, ndërsa Ronaldo në të njëjtën moshe regjistronte gjysmën gati gjysmën e kësaj shifre, 31. Në moshën e Mbappesë ylli i Realit kishte shënuar vetëm 5 gola si profesionist, ndërsa sulmuesi aktual i Monacos ka arritur shifrën 27. Edhe në asiste është në favor në raportin 10 me 7.
Gjithshtu ka debutuar në një moshë shumë të re me kombëtaren, 18 vjec e tre muaj, ndërsa CR7 e veshi për herë të parë fanellën e Portugalisë 18-vjec e 9 muaj.
Ronaldo ka përparësi në shifra vetëm në kategoritë inferiore, me 15 finalizime përkundrejt 7 të Mbappe.
Francezi mund të bëjë hapin e madh, për t’iu bashkuar një prej klubeve më tëmëdha në Europë. Ai është një mrekulli e futbollit dhe ka idhur pikërisht Cristiano Ronaldon, i cili mund t’i lërë trashëgiminë te Reali i Madridit.