Rezultatet e Arsenalit këtë edicion kanë shtyrë tifozët e skuadrës që të kërkojnë largimin e trajnerit francez, Arsene Wenger.
Mirëpo, informaciomet më të fundit nuk janë aspak të mira për tifozët e flaktë të skuadrës londineze, pasi zyrtarët e klubit janë duke tentuar hapjen e bisedimeve me Wenger për zgjatjen e kontratës.
Mediat britanike bëjnë të ditur se Wengerit do ti propozohet një kontratë tjetër dy vjeçare, pasi zyrtarët e Arsenalit janë të bindur se me disa përforcime gjatë verës ekipi mund të jetë në gjendje të luftojë për tituj edicionin e ardhshëm.