Ku ka përfunduar Riyad Mahrez? 26-vjeçari algjerian që luan në sulmin e Leicester nuk është parë që prej datës 31 janar, pasi Leicester, pavarësisht kërkesës së tij zyrtare për transferim, vendosi që të mos e shesë te Manchester City gjatë merkatos së fundit. Një protestë e gjatë dhe e habitshme, të cilën kreun i sidikatës së futbollistëve, Gordon Taylor, dëshiron që të zgjidhet shumë shpejtë: “e para është e mundur”. “Nëse duhet ndihma jonë, jemi gati që të ndërhyjmë” thotë për BBC. “Jemi në kontakt me klubin dhe me lojtarin, Leicester duhet që të kërkojë të jetë i durueshëm dhe i kuptueshëm. Shpresojmë që Mahrez të kuptojë situatën, së pari sepse është më e mira për të gjithë”.
Sipas asaj që raportojnë media të ndryshme angleze, Mahrez i ka kërkuar garanci Leicester-it që ta lërë të lirë në merkaton e verës si kusht për t’u kthyer në stërvitje. “The Sun” e trajton këtë rast si të gjithë rastet e tjerë, edhe pse sulmuesi ka një javë që nuk duket në stërvitje dhe ka humbur dy ndeshje, kundër Everton dhe Sëansea.
Një formë proteste pas dështimit të transferimit në radhët e skuadrës së Pep Guardiola, i cili gjatë merkatos ofroi 65 milionë paund. Oferta skadoi më 31 janar, pikërisht në ditën që Mahrez nuk doli më në stërvitje me Leicester.
Lojtari 26-vjeçar kërkoi që të ndërronte fanellë, duke shkuar deri te firmosja e letrave, por Leicester nuk pranoi. Nga këtu nisi “depresioni” që ndikoi edhe në stërvitje, shpjegojnë pjesëtarë të stafit kombëtar të Algjerisë. Ai nuk është thirrur për ndeshjen e së dielës, kur Leicester do të luajë pikërisht me City-n. Klubi nuk ka dashur që të sqarojë situatën për lojtarin.