Ish lojtari i akademisë së Real Madridit dhe Atletiko Madridit i është bashkuar Vëllaznimit të Gjakovës.

Yunus Gulnar, futbollisti 19 vjeçar i cilin luan në rolin e mesfushorit qendror ka zbarkuar tek skuadra gjakovare si një përforcim tejet i madh për pjesën tjetër ta kampionatit, shkruan faqja Fansat e Futbollit kosovar.

Gulnar është i lindur në Gent të Belgjikës dhe me prejardhje është nga Turqia. Karrierën e ka filluar në qytetin e lindjes tek të rinjet e Gent, ndërkohë në vitin 2011 u transferua te gjiganti turk, Galatasaray.Në vitin 2012 nga Galata kaloi në akademinë e të rinjëve të Real Madridit, ku qëndroj një vit për të ju bashkuar më pas rivalit lokal Atletiko Madrid.

Artikulli paraprak“Mallkimi” i yjeve të Chelsea nga Antonio Conte, ja ç”farë veprimi ka bërë tekniku italian
Artikulli tjetërLajmi i fundit: Vlera Jusufi përgënjeshtron portalet për Besart Berishën