Legjenda e Argjentinës Diego Maradona është ftuar të japë disa leksione në Universitetin prestigjioz të Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish lojtari i Napolit dhe mesfushori unik i Barcelonës i cili udhëhoqi kombin e tij drejt fitimit të kupës në vitin 1986 i ishte ndaluar hyrja në SHBA pasi i doli pozitiv testi i dopingut.

Maradonës i ishte mohuar viza për të vizituar Disneyland në vitin 2013 por në vitin 2016 kjo u pezullua ndaj dhe Harvardi ka vepruar shpejt për t’i dhënë atij në mundësi që të japë një leksion.

“I nderuar Maradona, kemi dëshirë të të ftojmë që të mbash një fjalim në Universitetin e Harvardit në kuadër të kursit “Loja globale dhe kultura popullore”, e cila është pjesë e semsterit në këtë pranverë”, janë disa nga fjalët që i janë shkruar Maradonës.

Artikulli paraprakMilan nën presion të madh, ylli 17-vjeçar kërkohet nga e gjithë Evropa
Artikulli tjetër“Unë kurrë te Juventus!”, tradhëtari Capello: “Shkela premtimin, nuk e mbajta fjalën”