Pep Guardiola është i njohur për ligjet e rrepta që i bënë në klubet ka qenë dhe është, andaj edhe lojtarët e Man.City po e përjetojnë një gjë të tillë. Pep menjëherë u ka ndaluar futbollistëve ushqim të shpejtë, kurse Pablo Zabaleta ka zbuluar edhe risitë tjera që i ka sjell Guardiola në Etihad.

“Ai kërkon që të drekën ta hamë të gjithë së bashku, kurse ka shkuar edhe më larg, sepse ka kërkuar që t’i ndalim internetin dhe telefonin cellular” ka thënë argjentinasi.

“Por, me një trajner si ai shumë gjëra i menson lojtari dhe po mësojmë, pasi është një njohës i jashtëzakonshëm i futbollit, pasi e ndjen thellë në zemër këtë sport”.

Artikulli paraprakTë mëdhenjtë nuk zhgënjejnë në Pekin dhe Tokyo
Artikulli tjetërDrita po përgatitet në Durrës