Duket lajm i pabesueshëm, por është shumë i vërtetë, kurse deshtëm apo jo, është lajm jo shumë i mirë për sportin tonë, apo më saktë basketbollin kosovar.
Nëse skuadrat tona nuk po i besojnë gjyqtarëve tanë të basketbollit të cilët zakonisht në play-off nuk janë kryesorët pasi po vijnë gjyqtarë të huaj, dhe pikërisht gjyqtarët maqedonas Marijan Micevski dhe Alija Ferevski do të referojnë ndeshjen e katërt të serisë finale Bashkimi-Sigal Prishtina që zhvillohet sonte në Prizren nga ora 19.00, shkruan Korneri.net.

Por, çudia apo gafa më e madhe e gjithë këtij tregimi është se sonte zhvillohet finalja apo ndeshja e pestë e serisë finale në Maqedoni ndërmjet MZT-Karpos, dhe atëtakim do ta referojnë tre gjyqtarë turqë.
Si është e mundur që një shtet si Maqedonia që poashtu nuk po u besojka gjyqtarëve të tyre, të na i sjellin neve këtu për finalen tonë.
Është një diskutim që duhet bërë, një paradoks që vazhdon në basketbollin kosovar. /Koerneri.net

Artikulli paraprakRritet konkurenca për Gerard Deulofeu, pas Barcelonës interesim serioz ka shfaqur edhe kjo skuadër!
Artikulli tjetërMegjithatë, De Sciglio “blindohet” nga Milan?