Mund të dukët e pabesueshme, por është e vërtetë, se reprezentuesi i Shqipërisë, Ansi Agolli, ka statistikë më të mirë se ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, sa i përket vrapimeve gjatë këtij edicioni në Champions League.

Në listën se sa metra kanë vrapuar futbollistët është edhe kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Ansi Agolli. Ky i fundit është në fazën e grupeve të Champions League, me skuadrën e Qarabag.

Por, interesant është fakti se Agolli ka vrapuar më shumë se Messi, ndërkohë që ka më pak minuta aktivizimi se ai. Mbrojtësi i kuqezinjve dhe skuadrës Azerbajxhanase, ka vrapuar plot 30035 metra, në 270 minuta të aktivizuara dhe mban vendin e 205 në këtë klasifikim, ndërsa ylli i Barcelonës, Messi ka vrapuar 29802 metra dhe është aktivizuar në katër ndeshje me minutash të plotë. Vendin e parë në këtë klasifikim e mban De Bryjne i Manchester City-t./Korneri.net.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here