Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka vërtet një “hajmali” të veçantë pasi prej 6 vitesh nuk ndryshon takat sportive që vesh me Realin.
Sipas të përditshmes spanjolle “Marca” mesfushori gjerman është shumë supersticioz pasi nuk merr karton të kuq që prej vitit 2007.
Mesfushori i “galaktikëve” ka qenë protagonistë gjatë këtyre sezoneve me madrilenët duke treguar një formë mjaftë të mirë.
Ditën e djeshme Kroos rinovoi me Real Madridin deri në vitin 2022 ku do të përfitojë plot 20 milionë euro në sezon.