Legjenda e gjallë e futbollit anglez dhe ish-anëtari i Liverpool, Steven Gerrard, mund të huazohet në Serie A gjatë muajit janar, pasi futbolli amerikan do të jetë në pushimin e zakonshëm dimëror.

Sipas mediave italiane, është Inter që ka filluar kontaktet e para me Gerrard, kurse më herët kishte filluar bisedimet edhe me agjentin e lojtarit.

Bëhet e ditur poashtu se marrëveshja lehtë mund të arrihet për arsye se Gerrard disa herë gjatë karrierës së tij kishte shprehur hapur dëshirën për të luajtur në futbollin italian.

Artikulli paraprakTani edhe zyrtarisht – Hazard më i miri në tetor!
Artikulli tjetërBarcelona pa Luis Enrique, ja “plani B” për trajnerin e ri