Ky është konspiracioni më interesant që keni mundur ta ndëgjoni ndonjëherë në NBA, dhe gjasa që kjo të ndodhë është një herë në histori të kësaj lige. Tani kemi arritur në raundin e dytë të garave të Play Off, një teori interesante është duke përfshirë binjakët Marcus dhe Markieff Morris, e cila po bën bujë të madhe në mbarë botën.
Ju kujtojmë se Markieff Morris, ka pësuar një lëndim të gjurit në ndeshjen e parë ndaj Boston Celtic. Edhe pse u mendua se ai mund të mungojë në ndeshjet e rradhës, ai u shfaq në parket dhe pati paraqitje spektakolare, duke startuar në pesshën e parë të Washington Wizards.
Pyetja që të gjithë e kanë në kokë është se si Morris, mundi të rikthehet në kohë rekorde në parket? Mediat amerikane dyshojnë se Wizards, kanë angazhuar në këtë ndeshje vëllaun e tij binjak, Marcus Morris, basketbollist i skuadrës tjetër të famshme në NBA, Detroit Pistons.
Kjo duket çmenduri apo jo? Mirëpo sa është e mundur të ndodh kjo në një ligë kaq të madhe, duke ditur se Markieff dhe Marcus nuk janë vetëm vëllezër identik, po ata kanë edhe tattoo-t identike të vizatuara në trup.